Qendërmbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, e ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldo, duke thënë se ai është futbollisti më i mirë në botë dhe sugjeron se Mario Mandzukici është një kapiten i mirë për Juventusin.
Ronaldo dhe Mandzukic i shënuar dy golat e rëndësishëm për fitoren me rezultat 2-0 kundër SPAL-it, duke ia siguruar kështu Juventusin fitoren e 12-të nga 13-të ndeshjet e Serisë A të këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.
“Tani pjesa e vështirë e sezonit fillon nga ndeshjet e fundit të Kombëtareve deri në pushimin e dimrit. Ishte e rëndësishme për ne që ta mbajnë distancën prej klubeve të tjera në ligë”, transmeton Gazeta Express.
“Juventusi arriti ta transferojë një lojtar të mrekullueshëm si Cristiano Ronaldon, ai është futbollisti më i mirë në botë dhe është një profesionist shembullor”.
Ndeshja kundër SPAL-it ishte ndeshja e parë që Mandzukici e mbajti shiritin e kapitenit dhe e festoi golin e tij me atë shirit në krah.
“Mario është ka një personalitet të pëlqyeshëm, ai na shtyn të gjithëve gjatë ndeshjes. Jam i lumtur për të”. /Gazeta Express/


