Urdhëresë mbi ndalimin e përdorimit të ujit në Lipjan

PUBLIKUAR

Nga dita e sotme, deri me 15 shtator, ndalohet përdorimi i ujit të pijshëm nga ujësjellësit në territorin e komunës së Lipjanit, për disa aktivitete të caktuara.

Këtë e ka bërë të ditur, sot kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti. Sipas kësaj urdhëresës janë përfshirë; larja e automjeteve, larja e rrugëve private në afërsi të objekteve të banimit të bizneseve, larja e treturave dhe vendeve publike në afërsi të objekteve të banimit, larja e shkalleve dhe hapësirave publike të objekteve të banimit dhe të bizneseve, ujitjen e bimëve dhe kopshteve dhe ujitjen e kulturave bujqësore.

Me gjobë prej pesëdhjetë eurove, do të gjobiten personat fizik, ndërsa personat që zhvillojnë aktivitete të biznesit me gjobë prej njëqind euro , deri në treqind , nëse përdorin ujin nga ujësjellësit për aktivitete të ndaluara.

Përjashtim nga ndalimet e caktuara bëjnë subjektet e biznesit të cilat ushtrojnë veprimtarinë e regjistruara të këtyre aktiviteteve.
Për zbatimin e kësaj urdhërese, do të kujdeset drejtoria e Inspektoriatit, dhe ajo e Ambientit.

SHIKO MË SHUMË

Rrahje masive për një pronë, arrestohen 15 persona në Lipjan – 11 përfundojnë me lëndime

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshje rreth një prone Në...

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...