Keita: Interi s’ia ka frikën askujt

PUBLIKUAR

Keita Balde Diao i ka shijuar dy golat e tij debutuese në fanellën zikaltër gjatë fitores së Interit 3-0 ndaj Frosinones dhe ka siguruar se do të përballen me Tottenhamin me kokën lart në Ligën e Kampionëve.

Anësori senegalez shënoi dy gola dhe dhuroi një asist për Lautaro Martinezin në fitoren e Interit 3-0 ndaj Frosinones të shtunën në “San Siro”, transmeton Gazeta Express.

“Ishte mbrëmje e mrekullueshme për mua dhe për gjithë ekipin. Qe me rëndësi për ne ta arrinim fitoren pas humbjes ndaj Atalantës”, tha Keita për Inter TV.

Tani, Interi do të udhëtojë drejt Londrës për t’u ndeshur me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve.

“Nuk do të jetë e lehtë, sepse ata janë ekip i mirë, por ne shkojmë në Wembley me kokën lart. Ne jemi Inter dhe nuk ia kemi frikën askujt”, shtoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...