Çartet Ramosi: I kam bërë 300 kontrolle dhe s’kam shkelur asnjë rregull, do të marr masa

PUBLIKUAR

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, e ka mbrojtur veten nga akuzat për doping, pas lajmeve të fundit se mbrojtësi spanjoll kishte dështuar t’i kalonte testet e dopingut në dy raste.

Pas humbjes së turpshme të Real Madridit 3-0 ndaj Eibarit të shtunën në mesditë, Ramos foli për gazetarë duke insistuar se asnjëherë nuk ka bërë asgjë të jashtëligjshme, transmeton Gazeta Express.

“Natyrisht, do të marr masa, sepse po tentojnë të ma njollosin emrin dhe statusin tim. Për 15 viteve asnjëherë nuk e kam refuzuar asnjë kontroll të dopingut dhe ata që i vënë dokumentet në tavolinë e dinë se unë nuk kam bërë asgjë të jashtëligjshme”, tha Ramos.

“Për një kohë të gjatë jam i lumtur dhe po e shijoj karrierën time, dhe kushdo që ka problem me këtë mund të pirdhet. Është çështje e komplikuar, por ekipi im ligjor do të dalë kundër këtyre akuzave, siç bëri Real Madridi dhe UEFA dje”, shtoi ai.

“Gjatë karrierës sime profesionale i kam bërë 300 kontrolle dhe kurrë nuk e kam shkelur asnjë rregull”, insistoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...