Calhanoglu dhe Calabria kthehen në skuadrën e Milanit

PUBLIKUAR

Hakan Calhanoglu dhe Davide Calabria janë ftuar nga Gennaro Gattuso për ndeshjen e së nesërmes ndaj Lazios në kuadër të Serie A-së.

Dyshja është rikthyer nga lëndimi, mirëpo nuk dihet nëse do të jenë në gjendje të nisin ndeshjen nga fillimi, transmeton Gazeta Express.

Gattuso nuk është i lumtur për shkak se një numër tjetër i lojtarëve të rëndësishëm do t’i mungojnë, Alessio Romagnoli, Mateo Musacchio, Mattia Caldara, Lucas Biglia dhe Giacomo Bonaventura, të gjithë të lënduar, kurse Gonzalo Higuain do të mungoj për dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Juventusit.

Kjo është skuadra e Milanit për ndeshjen e nesërme në udhëtim:  G Donnarumma, Plizzari, Reina; Abate, Calabria, Conti, Laxalt, Rodriguez, Simic, Zapata; Bakayoko, Bertolacci, Kessie, Mauri, Montolivo; Borini, Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Halilovic, Suso, Tsadjout. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...