Fenerbahce ka kompletuar transferimin e Robin van Persiet nga Manchester Unitedi.
Klubi turk do të paguajë rreth gjashtë milionë euro për shërbimet e holandezit, i cili do t’i bashkohet Nanit te skuadra e re.
31-vjeçari, i cili u transferua në Old Trafford nga Arsenali në vitin 2012, do të bëhet lojtari më i paguar te Feneri.
Van Persie e nisi mirë karrierën te Unitedi duke qenë fantastik në sezonin e parë, mirëpo lëndimet ia pamundësuan të mbante ritmin edhe në edicionin pasues.
Qëkur e mori në dorë skuadrën Louis van Gaal, ai nuk ishte më pjesë e planeve të klubit anglez.
RVP do të zë vendin e Dirk Kuyt në Sukru Saracoglu Stadium, ndërsa do të bashkohet me transferët e rinj, si Nani, Simon Kjaer, Josef de Souza, Fernandao e Sener Ozbayrakli. /Telegrafi/


