Pochettino: Chelsea është rivali ynë më i madh, jo Arsenali

PUBLIKUAR

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino beson se rivali më i madh i skuadrës së tij në Londër është Chelsea dhe jo Arsenali.

Tottenhami do të përballet sot me Chelsean në Wembley në kuadër të Premierligës, transmeton Gazeta Express.

“Është një sinjal i mirë që fansat tonë kërkojnë më shumë çdo stinor, ndërsa sa i përket rivaliteti, gjithmonë i shikon skuadrat përpara teje”, ka thënë Pochettino.

“Për ne, Chelsea, Arsenali dhe West Hami kanë qenë rivalët tanë më të mëdhenj. Por mendoj se ka ndryshuar pak për shkak të pozitës tonë në renditje”.

Tottenhami ka përfunduar mbi Arsenalin në dy stinoret e fundit, dhe ka përfunduar mbi Chelsean po ashtu stinorin e kaluar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...