I dënuari për terrorizëm: Dëshirojmë të nisim një jetë të re (Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Emisioni “Drejtësia në Kosovës” ka transmetuar hulumtimin për gjendjen e të dënuarve të cilët janë rikthyer nga lufta në Siri.

A.B. i dënuar me dy vite e katër muaj burg thotë se janë lodhur nga mediat dhe gazetarët.

“Jena lodhë prej këtyre seneve, jena lodhë ma shumë prej gazetarëve  prej mediave, dëshirojmë më këqyrë me jetu, kërkon nuk jemi duke e nguc”, thotë i dënuari.

Ai është arrestuar në vitin 2014, ndërsa është lënë i lirë pas procesit gjyqësor, ku pritet të vuajnë dënimin prej tri viteve, pasi verdiktit final të jetë i plotfuqishëm.

Ata tutje kanë treguar për vështirësitë që kanë, pasi askush nuk i pranon në punë, ndërsa tërë angazhimin e tyre pas burgut janë obliguar të punojnë te ndërmarrësit privatë.

“Kam punuar privat, po problem kryesor është që është papunësi e madhe. Jam i dënuar dy vite e katër muaj, shkallën e parë jam dënuar, tash është në shkallën e dytë”, thotë A.B.

Ai ka treguar edhe për shkelje që bëhen në burg për të akuzuarit për terrorizëm.

“Tjerët çka janë të akuzuar për terrorizëm, atyre ju kanë humbur shumë të drejta, të drejta që ju takojnë me ligj, pushime gjatë vikendit. Kjo është një shkelje ndaj tyre, kjo është shkelje e një anshme”, thotë i dënuari, përcjell Kallxo.com.

I dënuari për terrorizëm, A.B. tregon edhe për kohën se kur ka shkuar në Siri.

”Jam arrestuar në gusht të  vitit 2014, jam akuzuar për luftëra të huaja dhe për terrorizëm. Në Siri kam qenë në fund të viti 2013, dhe në shkurt të vitit 2014 jam kthyer”, thotë ai.

Ai tregon se në Siri ka qëndruar në një qytet afër Alepos, ku nuk ka pasur shqiptar të tjerë.

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...