Heshtja e Thaçit për taksën ndaj produkteve të Serbisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti me diell dhe pjesërisht...

Nderohet Dëshmori Xhavit Kozhani, martirët e fshatit Ribar i Madh dhe Zllakuqan

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët, gjatë ditës...

Janë bërë tashmë tri ditë prejse Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta rrisë taksën ndaj produkteve të Serbisë nga 10 për qind sa ishte në 100 për qind.

Pavarësisht faktit që një vendim i tillë nxiti reagime të shumta presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zgjedhur heshtjen, duke mos u deklaruar fare rreth këtij vendimi, shkruan”Zëri”.

Gazeta ka tentuar të marrë një përgjigje nga Presidenca, por nga Zyra e kreut të shtetit nuk kanë pranuar të flasin rreth kësaj çështjeje.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se presidenti qëllimisht ka vendosur të mos deklarohet, pasi që sipas tyre përplasja me Qeverinë në këto momente do t’ia ulte atij popullaritetin.

Megjithëkëtë, ata vlerësojnë se Thaçi është kundër vendosjes së kësaj takse, pasi nuk e kishte mbështetur as taksën e vendosur prej 10 për qind, e cila ishte vendosur para pak javësh nga Qeveria.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti me diell dhe pjesërisht...

QKMK thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë sot përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët planifikojnë të...

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...