Mendes dëshiron të bëj het-trik në Juventus

PUBLIKUAR

Juventus është i lidhur edhe me transferimin e një treshe të madhe, e që të tre janë klientë të Jorge Mendes

Bëhet fjalë për Ruben Neves, David de Gea dhe James Rodriguez, që janë lojtarë që menaxhohen nga superagjenti portugez.

Sipas Calciomercato.com, Juve nuk e ka diskutuar vetëm çështjen e Neves gjatë takimit të tyre me Mendes të mërkurën, pasi që superagjenti ia ka ofruar atyre edhe Jamesin dhe De Gean.

Faqja ka shpjeguar që një marrëveshje me yllin e Wolverhampton Wanderers është “e mundshme”, duke zgjedhur kështu problemet e bardhezinjve në mesfushë.

Megjithatë, ai mund të përcillet nga De Gea në verën e ardhshme pasi që kontrata e tij skadon në Manchester United.

Krejt në fund, Bayern Munich duket se nuk është i interesuar për ta shfrytëzuar opsionin për blerje të James në fund të sezonit, duke bërë që ai të lëvizë drejt Zonjës së Vjetër.

Juve trashmë ka në radhët e saj dy klientë të Mendes, Cristiano Ronaldon dhe Joao Cancelon. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...