Real Madridi nuk parashikon që t’ia rinovojë kontratën Luka Modricit
Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Real Madrid nuk do ja zgjat më kontratë Luka Modricit, e cila skadon më 2020.
33 vjeçari kishte kërkuar që të kalojë në Inter gjatë verës por mbeti në kryeqytetin spanjoll në fund të afatit kalimtar.
Mundo Deportivo shkruan që presidenti i Real Madridit, Florentino Perez do të shikon për zëvendësimin e kroatit që tani është në moshë-i cili edhe mori çmimin si lojtari më i mirë në FIFA, çmimin e Goal 50 për lojtarin më të mirë më 2018-duke e zëvendësuar atë me Christian Eriksen.
Inter ende është në gjendje për ta sjell në San Siro Modricin. /GazetaExpress/


