​“Modrici duhet të jetë i vetmi kandidat për Topin e Artë”

PUBLIKUAR

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Predrag Mijatovic, beson se mesfushori kroat i “Los Blancos”, Luka Modric, është kandidati i cili e meriton më së shumti ta fitojë Topin e Artë.

Gjatë dekadës së fundit, këtë çmim e kanë fituar vetëm dy lojtarë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, që të dy nga pesë herë. Mirëpo, L’Equipe pretendon se asnjëri prej të dyve nuk është në top treshen e këtij viti për Topin e Artë, transmeton Gazeta Express.

Modrici është zgjedhur nga UEFA dhe FIFA si lojtari më i mirë i vitit pasi që kishte një vit të mrekullueshëm si me Real Madridin, me të cilin e fitoi titullin e Ligës së Kampionëve, ashtu edhe me Kombëtaren e Kroacisë, me të cilën arriti të shkojë deri në finale të turneut të Kupës së Botës.

Mijatovic beson se Modrici është personi i duhur për t’i dhënë fund dominimit të Messit dhe Ronaldos, pas sezonit të mrekullueshëm që pati vitin e kaluar. Ai mendon se madje Modrici duhet të ishte i vetmi kandidat.

“Duhet të kishte vetëm një kandidat për Topin e Artë këtë vit: Luka Modrici. Mendoj se ai do ta fitojë çmim pasi që e ka fituar edhe çmimin për lojtarin më të mirë në Kupën e Botës, titullin e Ligës së Kampionëve, si dhe çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë”, ka thënë Modric.

“Do ta shohim se çfarë do të ndodhë, por mendoj se Modrici ka më së shumti gjasa për ta fituar këtë çmim”.

Kylian Mbappe, Raphael Varane dhe Luka Modric, ky është rreshtimi që ua ka bërë futbollistëve e përditshmja franceze, L’Equipe, në një video të publikuar para ceremonisë për ndarjen e çmimit Topi i Artë, duke lënë të nënkuptohet se njëri nga këta futbollistë do ta fitojë çmimin më 3 dhjetor. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...