Lëndohet lojtari i Interit, mungon ndaj Frosinones

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Interit, Dalbert, do të mungojë në ndeshjen ndaj Frosinones në fundjavë për shkak të një lëndimi në muskul.

Dalbert bëri paraqitje të mira në ndeshjen ndaj Genoas dhe Cagliarit, mirëpo tani ai pritet të mungojë në ndeshjen e ardhshme, transmeton Gazeta Express.

Klubi e ko konfirmuar lëndimin në faqen zyrtare për lëndimin e brazilianit që e mori gjatë stërvitjeve të skuadrës.

“Testet kanë zbuluar se lojtari ka marrë një lëndim në muskulin e këmbës së majtë. Dalbert do të testohet përsëri në javën e ardhshme”, shkruan Inter në faqen zyrtare.

Përveç ndeshjes ndaj Frosinones nuk dihet se sa do të mungojë lojtari pasi do të testohet përsëri për ta kuptuar se sa kohë do të jetë jashtë fushave. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...