Ish-sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba e ka konfirmuar se do ta lë futbollin, dhe këtë e ka konfirmuar në rrjetin e tij social në Twitter.
Ndeshja e fundit e Drogbas me Phoenix Rising ishte në finalen e USL-së kundër Louisville Cityt 1-0, transmeton Gazeta Express.
Ai ka postuar një shkrim duke i falënderuar fansat, familjen dhe bashkëlojtarët gjatë karrierës së tij.
“Nëse dikush të thotë se ëndrrat e tua janë shumë të mëdha, vetëm thuaju faleminderit dhe puno më shumë për t’i bërë ato realitet”, ka thënë Drogba.
39-vjeçari i ka kaluar dy stinore te Phoenix, duke shënuar 17 gola gjatë kohës së tij në ligën e dytë të futbollit në Shtete e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë kohës së tij te Chelsea, Drogba ka fituar një herë Ligën e Kampionëve, katër tituj të Premierligës dhe katër tituj të FA Cup. /Gazeta Express/


