Katy Perry – këngëtarja me më së shumti fitime këtë vit, Taylor Swift dhe Beyonce renditen pas saj

PUBLIKUAR

Këngëtarja Katy Perry fitoi 33 milionë dollarë vetëm gjatë vitit 2017, duke u renditur këngëtarja e nëntë më e paguar e vitit të kaluar.

Ndërkohë që këtë vit, fitimet e yllit amerikan janë rritur dukshëm, duke shkuar në 83 milionë dollarë.

Katy Perry (Foto: Rachel Luna/Getty Images/Guliver)

Ky kalkulim i të hyrave të saj është bërë që nga qershori i vitit 2017, deri në qershorin e këtij viti (2018).

Sipas Forbes, të ardhurat e saj u rritën dukshëm falë turneut botëror të koncerteve “Witness”.

Katy Perry (Foto: Eugene Gologursky/Getty Images/Guliver)

Ndërsa 20 milionë dollarë, ajo i fitoi vetëm si gjyqtare në spektaklin e njohur të talenteve, “American Idol”.

Ndërkohë, albumi i saj me titull “Witness” ka arritur të shitet në 180 mijë kopje vetëm në javën e parë pas publikimit.

Taylor Swift renditet e dyta në listën e këngëtareve më të paguara të këtij viti, me rreth 80 milionë dollarë fitime.

Taylor Swift (Foto: Mark Metcalfe/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, pozita e tretë i takon këngëtares Beyonce, e cila gjithashtu nuk qëndron keq nga ana financiare, pasi ka grumbulluar plot 60 milionë dollarë fitime përbrenda një viti. /Telegrafi/

Beyonce (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...