Gjykata e Apelit vërteton pafajësinë e imamëve të akuzuar për terrorizëm

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...

Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës duke vërtetur kështu aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës me të cilin ishin liruar si të pafajshëm imamët e akuzuar.

Kësisoj, të akuzuarit Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Enes Goga, Mazllum Mazllumi dhe Fuad Ramiqi janë liruar përfundimisht nga akuzat që rëndonin mbi ta.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 18.05.2018”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Me anë të këtij aktgjykimi, të akuzuarit Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Enes Goga, Mazllum Mazllumi dhe Fuad Ramiqi, janë liruar nga akuza dhe atë: Bedri Robaj  dhe Idriz Billibani, për shkak të veprës penale, për secilën veç e veç, “Shtytja në kryerjen e veprës terroriste”.

Të akuzuarit Enes Goga dhe Mazllum Mazllumi, për shkak të veprës penale, për secilin veç e veç, “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar etnik”  Si dhe i akuzuari Fuad Ramiqi për shkak të veprës penale “Thirrje për rezistencë”

Ndaj të akuzuarve është shpallur aktgjykimi lirues me arsyetimin se me provat e procedura në shqyrtimin gjyqësor nuk është vërtetuar se në veprimet e të akuzuarve përmbushën elementet e veprave penale në fjalë.

Gjykata e Apelit, pasi ka shqyrtuar ankesat e prokurorisë por edhe sipas detyrës zyrtare  konstaton se aktgjykimi i shkalles se parë nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, dhe se në mënyrë të drejtë dhe të plotë është vërtetuar gjendja faktike. /kallxo.com

 

SHIKO MË SHUMË

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...