Reali ka refuzuar 140 milionë euro për Bale?

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi thuhet se ka ofruar 100.6 milionë funte (140 milionë euro) për shërbimet e Gareth Bale, mirëpo oferta është refuzuar nga Real Madridi.

Djajtë e Kuq qe një kohë të gjatë lidhen me anësorin uellsian, për të cilin janë të gatshëm të paguajnë para të majme.

Nga ana tjetër, Bale ka pasur momente jo edhe aq të mira na Santiago Bernabeu në edicionin e kaluar, ashtu që e ka menduar largimin.

Sipas Cadena Cope, Unitedi e ka dërguar ofertën shumëmilionëshe në adresë të Los Blancos, por ajo është refuzuar.

Klubi anglez pritet të shfrytëzojë paratë nga shitja e Angel Di Marias për të transferuar një anësor tjetër me emër. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...