Arrihet marrëveshja për Sterling

PUBLIKUAR

Manchester City dhe Liverpooli kanë arritur marrëveshje për transferimin e Raheem Sterling në Etihad Stadium.

City do të paguajë 49 milionë funte për anësorin anglez, raporton BBC.

Tashmë thuhet se transferimi i 20-vjeçarit është çështje e përmbylljes së detajeve të marrëveshjes dhe testeve mjekësore.

Sterling kërkoi vet që të largohej nga Anfieldi, ndërsa City bëri dy oferta në muajin qershor të cilat u refuzuan.

Ai do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë anglez në histori, ndërsa është kritikuar nga bashkëlojtarët e tij te Liverpooli për mënyrën e largimit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...