Shala asiston në fitoren e thellë të Spartës (Video)

PUBLIKUAR

Herolind Shala ka vazhduar formën e tij të mirë me skuadrën e njohur çeke Sparta Pragë.

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë protagonist në fitoren e thellë të Spartës së Pragës 8-1 ndaj austriakëve të Ried.

Herolind Shala e ka filluar ndeshjen nga minuta e parë për të asistuar në golin e dytë në këtë takim miqësorë të shënuar nga sulmuesi i sapoardhur në Pragë, Paixaio.

Numri 10 i Spartës së Pragës, ka luajtur në 45 minutat e parë të kësaj ndeshje për tu ndërruar pothuajse i gjithë formacioni dhe për t’i lënë hapësira lojtarëve të rinj të Spartës.

Kujtojmë që Shala u transferua tek gjiganti çek gjatë muajit janar nga norvegjezët e ODD Ballklub, dhe në gjashtë mujorin e parë kishte probleme me lëndime, por tani duket në formë të lartë për stinorin e ri. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...