Asfalltohet Brusi

PUBLIKUAR

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, me bashkëpunëtorë të tij, të shtunën ka përuruar asfaltimin e rrugës në fshatin Brus.

Në ceremoninë e organizuar me rastin e përurimit të asfaltimit , kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, premtoj se komuna do të jetë e përkushtuar të ndihmojë këtë fshat edhe me projekte të tjera, në mënyrë që banorët e fshatit Brus, të ndjenjë veten të barabartë me fshatra të tjerë të komunës së Lipjanit.

“ Jam i lumtur që u realizua ky projekt, banorët e fshatit Brus e kanë pritur me vite këtë projekt, në të kaluarën ky fshat ishte krejtësisht i harruar, ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë çdo lokalitet të komunës së Lipjanit” ,tha kryetari Ahmeti.

Ndërkaq, për këtë investim, banorët e fshatit e kanë falënderuar kryetarin e komunës, Imri Ahmetin, sipas tyre, ky investim do të thotë shumë për ta, asfaltim do të ndikojë drejtpërdrejt në kushtet e jetesës dhe qarkullimin e tyre, njëkohësisht do të parandalon trendët e shpërnguljes së banorëve të kësaj zone.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...