Juve futet në garë për Herreran

PUBLIKUAR

Juventusi është futur në garë për mesfushorin meksikan të Portos, Hector Herrera.

Raportet në Portugali thonë se 28-vjeçari nuk ka arritur marrëveshje për kontratë të re me klubin portugez, dhe mund të largohet në afatin kalimtar të janarit, transmeton Gazeta Express.

Arsenali, Milani dhe Roma janë skuadrat tjera që interesohen për shërbimet e Herreras.

Mirëpo Juventusi nuk dëshiron ta transferojë lojtarin në janar por në afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Në 17 paraqitje të tij në të gjitha garat e këtij stinori me Porton, ai i ka shënuar tri gola, dhe ka bërë një asistim. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...