Sulmuesi serb: Jam budalla

PUBLIKUAR

Alexandar Mitrovic e ka pranuar se është turpëruar pasi e humbi penalltinë në përpjekje për të shënuar në stilin “Panenka” në fitoren e Serbisë ndaj Malit të Zi në Ligën e Kombeve.

Ndeshja në Beograd po shkonte në mënyrë të përkryer për Mitorvicin, pasi ai e dyfishoi epërsinë e serbëve vetëm dy minuta pasi Adem Ljajic e shënoi golin e parë në minutën e 30-të, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi i Fulhamit më pas pati rastin të shënoj për 3-0 nga pika e penalltisë para përfundimit të pjesës së parë. 24-vjeçari e mposhti portierin, por penalltia e tij në stilin “Panenka” nuk përfundoi në rrjetë por lart mbi portë.

Fatmirësisht për të, në fund Serbia fitoi 2-1.

Duke folur pas ndeshjes, Mitrovic zbuloi se vendimi i tij për ta gjuajtur penalltinë në atë mënyrë ishte frymëzuar nga sulmuesi i Holandës Memphis Depay, i cili të premten shënoi në stilin “Panenka” në fitoren e Holandës 2-0 ndaj Francës.

“Nuk ia kam idenë përse e bëra atë. Po e shikoja Depalyn dje dhe vendosa ta bëj të njëjtën në momentin e fundit. Jam budalla..”, tha Mitrovic. /Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...