Federer në top formë, “finale e zezë” e pret Djokovicin

PUBLIKUAR

Tenisti më i mirë i të gjitha kohërave, Roger Federer, është kualifikuar për në finale të grand slam turneut Wimbledon, duke kërkuar triumfin e 18-të në një grand slam turne pikërisht ndaj Novak Djokovic.

Andy Murray ishte kundërshtari i Federerit në gjysmëfinale, i cili në fakt për asnjë moment nuk i bëri ballë zvicëranit, ani pse kishte përballë publikun vendas.

Megjithatë, Federer u tregua stabil dhe në të trija setet u tregua mjaft i qëndrueshëm, duke treguar lojë mjaft të fortë.

Pas fitoreve 5-7 në dy setet e para. Federer u shfaq tejet i fortë në setin e tretë, duke mos lënë hapësira për një rikthim të Murrayt, e me ç’rast edhe seti i tretë përfundoi me rezultat 4-6 për Federerin.

Në finale Federer takohet me Novak Djokovic, ndaj të cilit pritet edhe të kërkojë fitoren e tetë në Wimbledon, teksa për këtë ai konsiderohet edhe favorit marrë parasysh formën e lartë në të cilën po kalon. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...