Schweinsteiger, pranon transferimin te Unitedi

PUBLIKUAR

Mesfushori gjerman, Bastian Schweinsteiger, mund të quhet lojtari më i ri i skuadrës angleze Manchester United.

Reprezentuesi i Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger, si duket ka pranuar që të transferohet tek gjiganti anglez Manchester United gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Ka qenë e përditshmja gjermane ‘Sport Bild’, ajo që ka dhënë lajmin se ‘Djajtë e Kuq’, do të paguajnë 20 milionë euro për transferimin e Schweinit në ‘Old Traford’.

Bayerni si duket e ka pranuar ofertën e Unitedit për yllin e saj dhe zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme.

Ndërkohë 30-vjeçari do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare dhe do të fitoj 10 milionë euro në stinor. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...