Komuna Lipjanit pastron varrezat Ortodokse në Kraishtë

PUBLIKUAR

Me kërkesën e banorëve të besimit Ortodoksë në Krashitë, filloi pastrimi i oborrit dhe i varrezave, e që do t’ju shërbejë banorëve të besimit ortodoksë kryerjen e riteve të tyre fetare.

Varrezat nuk janë mirëmbajtur nga vet qytetarët e këtij besimi, diku para 20 vite ishin pastruar për herë të fundit. Si rezultat i kësaj ato janë mbushur me shkurra dhe drunjë, dhe pastrimi i tyre kërkon kohë dhe mjete financiare.

Sipas nënkryetarit të komunës së Lipjanit, Sefer Tasholli,
Drejtoria e Shërbimeve Publike, disponon me një projekt ideor për sanimin e kësaj gjendje.

Ai po ashtu tha se komuna e ka trajtuar me kujdes këtë shqetësim, dhe së shpejti do të gjej mundësi rregullimi, qoftë nga buxheti i komunës, apo nga donatorë të ndryshëm.kl

 

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...