Mesut Ozil refuzon oferta të çmendura

PUBLIKUAR

Mesut Ozil kishte refuzuar oferta të çmendura nga klubet tjera, në mënyrë që të qëndrojë në Arsenal, sipas agjentit të tij, Erkut Sogut.

Mesfushori Mesut Ozil kishte refuzuar oferta të majme para se t’ia përkushtonte të ardhmen klubit londinez Arsenal, duke nënshkruar kontratë të re, transmeton Gazeta Express.

“Kemi pasur oferta vërtet të mëdha nga Azia. Kishte oferta të çmendura. Por, për Mesutin, paraja nuk ishte assesi faktori më i madh”, tha Sogut për Evening Standard.

“Natyrisht se paraja është gjë e rëndësishme për ta konsideruar, por njerëzit duhet të mos harrojnë se aftësitë futbollistike janë vetëm një aspekt për negocimin e një kontrate. Rëndësia komerciale e një futbollisti është vendimtare në këtë kohë”, shtoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...