​Portieri i Manchester Cityt e tallë Manchester Unitedin

PUBLIKUAR

Portieri i Manchester Cityt, Ederson, i ka tallur rivalët e tij, Manchester Unitedin, pas ndeshje mes këtyre dy klubeve, duke thënë se ata mund t’i kishin mposhtur me rezultat edhe më të thellë “Djajtë e kuq” nëse kishin tentuar më shumë ta bënin një gjë të tillë.

Derbi i Mançesterit nuk rezultoi të jetë aspak i mirë për skuadrën e Jose Mourinhos, të cilët u mposhtën në stadiumin Etihad me rezultat 3-1 të dielën. Kjo disfatë bëri që tani “Djajtë e kuq” të mbeten 12 pikë prapa rivalëve të qytetit, përcjell Gazeta Express.

Edersoni, i cili e pranoi golin e vetëm në këtë ndeshje nga pika e penalltisë, të shënuar nga Anthony Martial, ka insistuar se disfata ka mundur të jetë me rezultat edhe më të thellë për Manchester Unitedin.

“Ne luajtëm një ndeshje të mrekullueshme dhe morëm fitore me meritë. Ne ishim shumë më të mirë se Unitedi, nëse do ta kishim shtyrë veten më shumë, mund të kishin siguruar rezultat edhe më të thellë”, ka thënë Ederson.

Manchester City e ka përforcuar vendin në pozitën e parë të tabelës së Premierligës me këtë fitore, ndërsa Manchester Unitedi mbetet në pozitën e tetë, me 12 pikë më pak se rivalët e qytetit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...