Ylli i Juventusit: E dua një pushim pranë detit tani

PUBLIKUAR

Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, ka thënë se me qejf do ta merrte një pushim njëjavor pranë detit, megjithëse është e pamundur në këto momente.

31-vjeçari i ndihmoi Francës ta fitojë Kupën e Botës në verë, dhe tashmë i ka zhvilluar plot 16 ndeshje për Juventusin këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Tani, ai do t’i bashkohet ekipit kombëtar francez për ndeshjet e nëntorit, duke mos pasur kohë t’i rimbushë bateritë.

“Me qejf do ta merrja një javë pushim pranë detit, sikur të mundja”, tha Matuidi në një intervistë për La Repubblica.

“Nuk është e mundur, megjithatë. Kam lojë me Francën të premten. Jemi kampionë bote dhe duhet ta marrim seriozisht Ligën e Kombeve”, shtoi ai. //Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...