Ribery sulmon gazetarin

PUBLIKUAR

Sipas gazetës gjermane Bild, Franck Ribery e ka sulmuar gazetarin e Bein Sports, Patrick Guilloi pas humbjes së Bayern Munich nga Borussia Dortmundi të shtunën.

Drejtori sportiv i klubit bavarez, Salihamidzic e ka konfirmuar se ka pasur një grindje mes sulmuesit francez dhe gazetarit, transmeton Gazeta Express.

“Ai na ka thënë se ka pasur një grindje me gazetarin, të cilin e ka njohur për disa vite. Ne jemi marrë vesh me Guillou që të mbajmë një mbledhje lidhur me këtë problem”, ka thënë Salihamidzic.

Raportet gjermane thonë se Ribery i ka rënë shuplakë gazetarit, mirëpo ende nuk është konfirmuar kjo. Gazetari ka refuzuar që të flas për media pas këtij incidenti. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...