Higuain: Ne nuk jemi robotë

PUBLIKUAR

Gonzalo Higuain ka kërkuar falje për kartonin e kuq që e mori mbrëmë në humbjen e Milani 0-2 ndaj Juventusit.

Nuk ishte nata më e mirë për argjentinasin, pasi njëherë iu pritë penalltia nga Wojciech Szczęsny, dhe pastaj është ndëshkuar me karton të kuq pas reagimit të tij ndaj gjyqtarit kryesor, transmeton Gazeta Express.

“Më duhet t’iu kërkojë falje bashkëlojtarëve të mi, trajnerit dhe tifozëve po ashtu edhe gjyqtarit, i cili e di se çfarë i kam thënë. Gjithashtu gjyqtarët duhet të kuptojnë emocionet tona”, ka thënë Higuain pas ndeshjes.

“Reagova në atë mënyrë, nuk është dashur ta bëj, kështu që kërkoj falje”.

“E di që nuk është një shembull i mirë për fëmijët, por ne nuk jemi robotë”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...