Skuadra e madhe gjermane pas Shaqirit

PUBLIKUAR

Xherdan Shaqiri ende nuk ka vendosur se ku do të luaj në stinorin e ri, por më së paku gjasa ka që të jetë pjesë e Interit.

Futbollisti kosovar me pasaportë zvicerane po kërkohet nga disa skuadra të njohura evropiane dhe gjatë këtyre ditëve pritet të vendosë për të ardhmen e tij.

Stoke City është skuadra më e interesuar për shërbimet e gjilanasit, por në garë janë edhe Atletico Madrid dhe Wolfsburg.

Së fundmi ka qenë eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, i cili ka shkruar se Shaqiri mund të rikthehet në Bundesligë te Schalke 04.

Inter e vlerëson lojtarin e saj rreth 16 milionë euro, ndërsa Schalke janë duke e kërkuar atë në rast të largimit nga skuadra e yllit Julian Draxler. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...