Scholes sulmon Mourinhon: Fito ndonjëherë me klas

PUBLIKUAR

Gjestet e bëra të Jose Mourinhos mbrëmë në Torino pas fitores 2-1 në kuadër të Ligës së Kampionëve i ka komentuar legjenda e Manchester Unitedin, Paul Scholes, ku ka thënë se ai duhet të tregojë klas në fitore.

Pas fitores, Mourinho u drejtua nga tifozët e Juventusit dhe kërkonte më shumë zhurmë nga ta.

“Duhet të fitosh dhe të kesh më shumë klas”, tha Scholes për gjestin e Mourinhos.

“Nuk mendoj se ka nevojë për këtë. Thjesht duartrokiti tifozët, dhe përshëndete trajnerin e skuadrës kundërshtare”.

“Është e panevojshme por ai është kështu”.

Me këtë fitore Unitedi është ngritur në kuotën e shtatë pikëve në Grupin H, dy më pak se Juventusi në vendin e parë, dhe dy më shumë se Valenica në të tretin, kurse Young Boys ka vetëm një pikë në fund të renditjes. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...