Ujkani afër Latinës në Serie B

PUBLIKUAR

Samir Ujkani duket se ka vendosur për të ardhmen e tij, pasi i skadoi kontrata me Palermon.
Siç kishte njoftuar vetë kapiteni i Kosovës ditë më parë për Telegrafin, se është në bisedime me Latinën, si duket palët kanë avancuar në bisedime dhe janë afër marrëveshjes.

E përditshmja italiane ‘La Gazzetta dello Sport’, shkruan se Ujkani brenda kësaj jave mund t’i bashkohet skuadrës nga Serie B, italiane.

Për portierin e Përfaqësueses së Kosovës, interesim kishin shprehur edhe skuadra si Sampdoria, Sassuolo dhe Cesena por në fund dështuan bisedimet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...