Pogba: Rikthimi në Juventus? Nuk i dihet

PUBLIKUAR

Paul Pogba tha se nuk festoi pas golit të fundit ndaj ish-skuadrës së tij mbrëmë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Manchester Unitedi e përmbysi rezultatin ndaj Juventusit nga 1-0 në 1-2, ishte në disavantazh deri në minutën e 86’ të takimit, mirëpo Juan Mata dhe autogoli i Leonardo Bonuccit i dhanë fitoren në fund skuadrës angleze, transmeton Gazeta Express.

“Fitorja ishte e rëndësishme, mirëpo tifozët e Juves më dhanë një mikpritje të ngrohtë”, tha francezi pas ndeshjes.

“Nuk festova kur rezultati shkoi në 2-1, u ndjeva çuditshëm. Pash shumë njerëz, të cilët i njoh shumë mirë. Luajtëm kundër një skuadre të madhe dhe na nevojitej fitorja”.

Pogba u pyet për një rikthim të tij në Torino.

“Nuk i dihet. Jam me Unitedin momentalisht. Ka shumë për të folur për këtë, mirëpo jam i lumtur që luaj për Manchester Unitedin”.

“Ishte një ndjenjë e mirë rikthimi im këtu, edhe pse u ndjeva në siklet kur shkova në dhomën e zhveshjes të mysafirëve”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...