Buffon: Pas humbjes në Madrid, vuajta në qetësi, e përjetova një padrejtësi serioze

PUBLIKUAR

Ish-portieri i Juventusit, tani në Paris Saint-Germain, Gianluigi Buffon, ka thënë se kartoni i kuq qe e kishte marrë sezonin e kaluar në ndeshjen kundër Real Madridit ishte i padrejtë, dhe për shkak të tij, ai kishte vuajtur për një kohë të gjatë.

Buffon ishte ndëshkuar me karton të kuq në minutat e fundit të ndeshjes së çerekfinaleve kundër Real Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ai ishte ndëshkuar pasi që kishte protestuar i zemëruar ndaj vendimit të gjyqtarit Michael Oliver për akordimin e një penalltie për “Los Blancos”, përcjell Gazeta Express.

Por, edhe pse tani portieri italian e ka ndërruar klubin, ai ende nuk e ka harruar këtë karton të kuq, dhe pas kthimit për herë të parë në këtë garë, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë kundër Napolit, ai e diskutoi përsëri këtë ngjarje.

“Më kishte munguar kjo garë shumë. Ai karton i kuq vazhdon të mbetet i padrejtë. Unë vuajta në qetësi dhe kisha qenë duke pritur për një kohë të gjatë sonte”, ka thënë Buffon, menjëherë pas ndeshjes kundër Napolit, që përfundoi me rezultat 1-1.

Para se të ndëshkoj me këtë karton të kuq në prill të këtij viti, Buffoni kishte bërë të ditur se ai do të largohej nga Juventusi në fund të sezonit dhe besohej se do të pensionohej. Për këtë arsye, dukej se ky karton i kuq e kishte përfunduar karrierën e tij në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, ai e vazhdoi karrierën e tij në Francë, por për shkak të komenteve që i kishte bërë pas ndeshjes, ai u ndëshkua me tri ndeshje pezullim, kështu që mungoi në tri ndeshjet e para të PSG-së në këtë sezon të Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...