Me qëllim të përmirësimit të kushteve për mësim, komuna e Lipjanit, edhe këtë vit ka prioritet rregullimin e infrastrukturës në shkolla.
Investimet kanë filluar në shumë objekte shkollore dhe do të vazhdojnë derisa t’ju krijohen kushte sa më të favorshme gjitha shkollave në komunën e Lipjanit.
Në kuadër të këtyre prioriteteve në shkollën fillore “ Dy dëshmorët” në Dobrajë të Madhe, tashmë pothuajse ka përfunduar rregullimi i infrastrukturës së shkollës.
(Ju sjellim pamje të gjendjes së mëparshme dhe gjendjes së tanishme, nëpërmjet fotografive).



