​Messi sot e merr konfirmimin nga ekipi mjekësor se a mund të luajë apo jo ndaj Interit

PUBLIKUAR

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, do ta marrë sot aprovimin nga mjekët nëse është në gjendje mjaftueshëm të mirë për të luajtur në ndeshjen kundër Interit, e cila zhvillohet sot në Ligën e Kampionëve.

Messi ishte lënduar më 20 tetor, gjatë ndeshjes kundër Sevillës, kur pas një përplasjeje më një kundërshtar e kishte thyer krahun e djathtë. Ai nuk pritej të shërohej deri në fund të nëntorit, megjithatë është i përfshirë në listën e lojtarëve të Barcelonës që kanë udhëtuar në Itali, transmeton Gazeta Express.

Media spanjollë e afërt me Barcelonën, Mundo Deportivo, ka raportuar se Messi do të jetë në bankën rezerve për ndeshjen kundër Interit, por nëse e merr aprovimin e mjekëve, ai mund të hyjë në ndeshje gjatë pjesës së dytë.

Vetëm disa orë para se të fillojë ndeshja, trajneri Ernesto Valverde, pasi të bisedojë me argjentinasin dhe me mjekun Pruna të stafit mjekësor të klubit, do të marrë vendimin nëse Messi do të mund të përfshihet në lojë.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së sotshme, Valverde ka thënë se nëse Leo nuk ndihet i sigurt për të luajtur, atëherë ai nuk do ta rrezikojë argjentinasin dhe ai nuk do të futet në ndeshjen kundër italianëve.

Gjatë seancës stërvitore të hënën në San Siro, argjentinasi u stërvit normalisht me pjesën tjetër të skuadrës, megjithatë nuk e rrezikoi veten shumë. Ai e prekte krahun e tij të djathtë vazhdimisht, megjithatë u pa duke buzëqeshur gjatë stërvitjes. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...