Ish ylli i Djajve të Kuq ka treguar se stafi i trajnerëve të klubit nuk i besonin tinejxherit francez as mesfushën kur ishte si i ri në United
Paul Pogba ishte konsideruar i padisiplinuar, i lazdruar dhe jo mjaftueshëm i mirë për të luajtur në qendër të fushës si një tinejxher, madje nuk ishte në rezerva, ka thënë sot ish ylli i Manchester United, Darren Fletcher.
Tinejxheri Pogba u bë i famshëm kur u largua nga Djajtë e Kuq si transfer i lirë nga Juventus për shkak se Sir Alex Ferguson nuk i dha hapësirë.
“Hera e parë që e pashë ishte kur pata grip dhe kalova kohën duke stërvitur skuadrën rezervë përfshirë Pogban, Lingard, Morrison dhe ne luajtëm më të më lartë në disa zona sulmuese”, tha Fletcher për Sky Sports.
“Ne menduam që ai do të ishte personi që do të na fitonte lojën, me faktin që ai ishte një lojtar i mirë në mesfushë”.
“Paul ishte në bankë dhe trajneri luante me Park Ju-Sung dhe Phil Jones në mesfushë. Ne menduam që ai është i padisiplinuar për skuadrën rezervë dhe askush se përmendi që ai në atë kohë të luante në skuadrën e parë”.
Pogba shkojë dhe u bë yll i Juventusit dhe Francës në mesfushë, edhe pse ai tregojë aftësi që të luaj edhe në pika sulmuese.
Shembulli i fundit ishte ndeshja kundër Bournemouth, ku Pogba ishte instrumenti kuq për ndërtimin e golit të fitores që u shënua nga Marcus Rashford në Vitality Stadium.
Fletcher ende beson që Pogba ka shumë për të ofruar edhe në sulm dhe shpreson që ta sheh në një rol më të avancuar në të ardhmen, ku ai ka mundësi të jetë kreativë.
“Dëshirojë që ta shoh atë në vijën e tretë të sulmit duke krijuar sulme”, shtoi Fletcher.
“Ai luajti për Juventusin (në të majtë) dhe kam biseduar për lidhjen e tij me Martial. Pogba mund të luaj edhe në krah. Ai po ashtu mund të luaj në zonë, është i gjatë. Dëshirojë që të shikojë atë duke luajtur më lirë duke e treguar vetveten”. /GazetaExpress/


