Publikohen foto të futbollistit të masakruar në shtrat me gruan e vrasësit të tij

PUBLIKUAR

Vrasja e futbollistit brazilian Daniel Correa e ka tronditur vendin e Amerikës Jugore dhe tani disa ditë pas masakrimit të tij janë publikuar disa fotografi ku ai shihet në shtrat me bashkëshorten e njeriut që dyshohet se e kreu krimin.

Biznesmeni Edson Brittes Jr është arrestuar nën dyshimin se e ka vrarë Correan, i cili u gjet në një shkurre me kokë të hequr dhe organe gjenitale të masakruara, transmeton Gazeta Express.

Tani janë publikuar fotografi që e shfaqin lojtarin në shtrat me bashkëshorten e të akuzuarit.

Ai ia kishte dërguar ato fotografi një mikut të vet në një bisedë në WahtsApp, gjatë të cilës ai pohon se do të flinte në shtëpi pasi ishte ftuar në ahengun e ditëlindjes së vajzës së biznesmenit.

“Mund të fle këtu”, shkroi ai.

“Disa gra po flenë në shtëpinë e tij. Do ta zë nënën e vashës së ditëlindjes. Edhe babai i saj është këtu”.

Miku i tij iu përgjigj duke e paralajmëruar, “Babai”, që besohet se e sugjeronte se Edson Brittes Jr do të mundë ta sulmojë atë. /Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/publikohen-foto-te-futbollistit-te-masakruar-ne-shtrat-me-gruan-e-vrasesit-te-tij-592335/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...