Granit Xhaka beson se skuadra e tij do të përfundoj të top katërshen e Premierligës në këtë stinor.
Shqiptari me nënshtetësi zvicerane ishte i spikatur në barazimin 1-1 mes Arsenalit dhe Liverpoolit të shtunën në kuadër të Premierligës, duke vazhduar me 14 ndeshje pa humbje radhazi, transmeton Gazeta Express.
“Emery është i rëndësishëm. Ai na ndihmon shumë, jo vetëm mua por të gjithëve. Gjërat taktike. Mund t’i shihni atë në fushë”, ka thënë Xhaka.
“Ne e dinim që nuk do ta humbnim ndeshjen ndaj Liverpoolit sepse ishim shumë të mirë dhe treguam përsëri karakter. Nëse e shihni atë lojë, mund ta vëreni se ne jemi gati për top katërshe”.
Arsenali momentalisht është në pozitën e pestë, një pikë mbrapa Tottenhamit dhe katër pikë nga Liverpooli dhe Chelsea. /Gazeta Express/


