Gattuso: E merituam fitoren

PUBLIKUAR

Gennaro Gattuso dha një intervistë pas fitores dramatike ndaj Udineses në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A.

Alessio Romagnoli fitoi topin në mesin e fushës dhe kombinoi me Susos për ta shënuar pastaj golin vendimtar në minutën e 96’ të ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

“Ne vuajtëm, kishim mungesa, por mendoj se e merituam fitoren”, tha Gattuso pas ndeshjes.

Kjo ishte fitorja e tretë me radhë e Milanit në Serie A ku momentalisht ka 21 pikë në vendin e katërt, aq sa ka edhe Lazio.

I pyetur për momentin e fundit kur Suso dhe Romagnoli pasonin topin te njëri-tjetri para golit ai u përgjigj kështu: “Nuk mund ta them, nuk mund ta them…”.

Në ndeshjen e ardhshme në Serie A, kuqezinjtë në “San Siro” presin Juventusin.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...