Santiago Bernabeu i mbyll dyert deri në dhjetor

PUBLIKUAR

​Real Madridi qe në gjendje të fitojë para tifozëve të vet të shtunën, pasi e mundi Real Valladolidin 2-0, por nuk do të luajë në “Santiago Bernabeu” më deri në muajin dhjetor.

Orari bën që Madridi t’i zhvillojë katër ndeshjet e ardhshme në udhëtim, kundër Viktoria Plzen më 7 nëntor, ndaj Celta Vigos më 11 nëntor, ndaj Eibarit më 24 nëntor dhe Romës më 27 nëntor, transmeton Gazeta Express.

Los Blancos nuk do të rikthehen në shtëpi deri në përballjen me Valencian në javën e 14-të të këtij sezoni të La Ligës.

Data dhe ora e saktë nuk është konfirmuar ende, por ndeshja do të zhvillohet në javën e parë të dhjetorit. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...