Kapiteni ‘legjendar’ i Realit nuk duron më, pranon se dëshiron të largohet

PUBLIKUAR

Agjenti i Iker Casillasit sot ka dhënë një deklaratë bombastike duke pranuar se kapiteni legjendar i Real Madridit dëshiron të largohet nga klubi këtë verë.

E ardhmja e portierit 34-vjeçar është në dyshim, për shkak të dëshirës së madhe të klubit për ta transferuar portierin e Manchester Unitedit, David de Gean, teksa Keylor Navas ia ka vënë syrin pozitës së startuesit në Santiago Bernabeu.

Për këtë arsye, Casillas është dorëzuar dhe ka kërkuar nga klubi që ta lejojnë atë t’i bashkohet Portos.

“Casillas është shumë i ngazëllyer me mundësinë për t’iu bashkuar Portos. Ne shpresojmë që Real Madridi do ta lejojë atë që të largohet dhe t’i japë atij një dalje të lehtë”, ka thënë agjenti i portierit, Carlo Cutropia.

Përfaqësuesi i kombëtares spanjolle ka regjistruar mbi 700 paraqitje për Real Madridin në të gjitha garat, ndërsa kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2017. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...