Chiellini në dyshim për ndeshjen kundër Cagliarit

PUBLIKUAR

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira mund të jetë gati për përballjen kundër Cagliari, por Giorgio Chiellini është në dyshim shkaku i një lëndimi

Bardhezinjtë përballen me Isolani nesër, para se të luajnë përballjen e dytë kundër Manchester United në shtëpi.

Dje, Sami Khedira është kthyer në stërvitje, një mundësi kjo që ai mund të jetë gati të kthehet për ndeshjen e së shtunës, ku kishte munguar për shkak të një problemi muskulor.

Megjithatë, Federico Bernardeschi dhe kapiteni Chiellini janë në dyshim për këtë ndeshje dhe duket se Allegri nuk do ti rrezikojë edhe për shkak të ndeshjes me United.

Të tre lojtarët kanë stërvitur me skuadrën dhe trajneri ka thënë se mund ti aktivizojë për ndeshjen e nesërme duke mos dhënë shumë detale për formacionin e tij të nesërm.  /GazetaExpress/  

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...