Joe Gomez pritet që të nënshkruajë kontratë te re me Liverpoolit pasi që klubi dëshiron ta shpërblejë mbrojtësin e ri
Sipas gazetës “Mirror”, Gomez ka krijuar një partneritet të mirë me Virgil van Dijk këtë sezon, duke e bërë mbrojtjen e Liverpool njërën prej më të mirave në Premier Ligë.
Pavarësisht këtij fakti, mbrojtësi anglez ende ka disa vite në kontratën e tij, por klubi dëshiron ta shpërblej atë duke i ofruar një kontratë të re.
Përndryshe, Gomez konsiderohet si njëri prej mbrojtësve më të mirë në Premier Ligë këtë sezon. /GazetaExpress/


