Nis fushata e korrje-shirjeve në komunën e Lipjanit, 100 euro/ha

PUBLIKUAR

Fushata e korrje- shirjeve në komunën e Lipjanit ka filluar, edhe po vazhdon sipas planifikimeve të parapara, këtë e ka bërë të ditur sot, në mbledhjen e rregullt të KD, Feti Krasniqi, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Ai ka thënë se, procesi i kësaj fushate ka filluar dhe për këtë është formuar komisioni për monitorim.

“ Anëtarët e këtij komisioni vlerësues tash e tutje do të jenë vazhdimisht në terren, dhe do të përcjellin procesin deri në fund”, ka thënë drejtori Krasniqi.

Ndryshe, duke u bazuar në planin operativ të drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Lipjanit, janë paraparë të korren 5000/ ha me grunaja, ndërkaq në fushatë janë angazhuar rreth 115 autokombajna dhe çmimi i korrje-shirjes është vendosur të jetë 100 euro/ha.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...