Trajnerja e famshme e fitnesit, Mandy Blank, është gjetur e vdekur në vaskën e shtëpisë së saj në Los Anxhelos, transmeton Zeri.info.
Ajo është gjetur nga shërbëtorja e shtëpisë.
Mandy 42-vjeçe ka fituar kampionatin botërorë të Federatën Botërore të Bodibildingut dhe Fitnesit në vitin 1999, duke u bërë garuesja më e re që e ka arritur këtë rezultat. Më pas ajo ishte bërë një trajnere e suksesshme e cila ka punuar me yje të mëdhenj të botës së shoubiznesit, siç janë Mickey Rourke, Matt LeBlanc, Alex Rodriguez, Jared Leto, Dave Navarro dhe Pauly Shore.
Mediat amerikane shkruajnë se në skenë nuk është gjetur as drogë dhe as alkool, ndërsa obduksioni pritet të jap më shumë detaje rreth natyrës së vdekjes së saj. Gjatë karrierës së saj të gjatë, ajo ka zbukuruar ballina të revistave të ndryshme, si ato të modës, ashtu edhe të fitnesit, përfshirë edhe revistat “Iron” dhe “Muscle”. “Vërtetë jam e shokuar. Kemi kontaktuar javën që shkoi”, ka deklaruar kolegia e saj Annette Milbers./ZERI



