Është i ri në moshë, por edhe në karrierë, megjithatë stili i tij ka bërë që të flitet shumë për të.
Po flasim për reperin e ri Fero, i cili pasi u përfol për disa sherre në Prishtinë, tani përflitet për gjëra më të “buta”.
Prej ditësh qarkullon në mediat rozë “thashetheme” se Fero është i lidhur me modelen tejet seksi Arbenita Ismajli.
I dyshimtë ishte fakti se ashtu si Fero edhe Arbenita postuan në të njëjtën kohë para së njëjtës ndërtesë në Gjermani, por që modelja e fshiu më pas këtë foto.
Mirëpo, nuk mund të ketë aludime pas fotos së publikuar sot nga mediat e Kosovës, ku Fero dhe Arbenita janë të përqafuar me njëri-tjetrin.
E për më tepër që dy të rinjtë e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.
Sipas burimeve, modelja bukuroshe jeton në Londër por kjo nuk e pengon çiftin që të takohet shpesh.












