‘Lincoln-Gabigol, një marrëveshje e mirë shkëmbimi për Interin’

PUBLIKUAR

Agjenti i Lincolinit ka treguar se një marrëveshje shkëmbimi mund të bëhet për yllin e Flamengos për sulmuesin e Inteërit, Gabriel Barbosa dhe se kjo do të jetë një “marrëveshje e mirë për të dyja palët”.

Lincoln konsiderohet njëri prej yjeve më të mirë në Brazil, një sulmues që ka bërë 17 paraqitje për Flamengon, pavarësisht se ka vetëm 17 vjet.

Gabigol, në anën tjetër, pritet që të largohet nga Interi kur ai do të rikthehet nga huazimi në Santos në janar dhe kjo duket se do të jetë ideja e Frederico Penas.

“Mendoj se Lincoln është gati për të luajtur në Europë’, ka thënë ai për FCInterNeës.it.

“Për top lojtarët, më mirë është që të veprohet më shpejt pasi që ata mund të adaptohen shpejt në kulturën elitare të futbollit. Klauzola e tij? 50 milionë”.

“Shkëmbim me Gabigol? Do të ishte një marrëveshje e mirë për të gjithë. Gabigol është një sulmues i mirë dhe për Flamengon, të cilët dëshirojnë të jenë skuadra më e mirë në Amerikën e Jugut, ai është një lojtarë i shkëlqyer, sidomos për pjekurinë e tij”.

“Megjithatë, do të ishte mirë edhe për Interin sepse investimi do ti kthehej dhe ata do të marrin një lojtarë me kualitet të madh”.

“Barbosa fatkeqësisht nuk ja doli mirë për Interin, por ai mbetet një lojtar shumë i mirë”.

Lincon, ka shënuar nëntë gola për Brazilin U-17, më parë është lidhur edhe me një kalim tek rivalët e Interit, Milan. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...