Kroos me mesazh prekës për shkarkimin e Julen Lopeteguit

PUBLIKUAR

Mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos, i ka thënë lamtumirë Julen Lopeteguin duke e postuar një mesazh emocionues në llogarinë e vet personale në rrjetin social Twitter, një ditë pasi spanjolli u shkarkua nga posti i trajnerit të klubit.

Kroos e ka quajtur Lopeteguin trajner të madh dhe person madhështor derisa i ka thënë lamtumirë, pas vetëm dy muajve nën urdhrat e tij, transmeton Gazeta Express.

Më parë, marrëdhënia e Kroosit me Lopeteguin u vu në pikëpyetje pas deklaratave të gjermanit se nuk ishte i lumtur me rolin e ri në skuadër dhe pozitën në fushë, të cilin ia kishte ndërruar Lopetegui.

Megjithatë, Kroos i ka thënë lamtumirë atij me pendesë.

“Humbja më e madhe e lojtarëve është kur trajneri duhet të largohet, veçanërisht në këtë rast sepse ai është trajner i madh dhe person madhështor. Faleminderit Julen!”, shkroi Kroos në Twitter. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...